Ushtria e BE-së e dështuar si plan, Trump vë në rrezik NATO-n

Britania është duke lobuar me anëtarët e tjerë të Bashkimit Evropian për të lënë mënjanë planet për një ushtri të BE-së pas fitores së zgjedhjeve Presidnciale nga Donald Trump, duke paralajmëruar kontinentin se e ardhmja e NATO-s tani mund të jetë në rrezik.

Sekretari i Mbrojtjes Michael Fallon u shpreh se Europa duhet tani të rrisë masivisht shpenzimet e saja për mbrojtje pasi Trump u zotua për të përcaktuar përparësitë e sigurisë së Amerikës.

Fituesi republikan ka lënë të kuptohet gjithashtu se ai mund të tërheqë mbështetjen e SHBA-së për NATO-n në tërësi, duke e quajtur atë të vjetëruar dhe si një humbje të taksapaguesve amerikanë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një tërheqje në shkallë të gjerë nga SHBA-ja është shumë e vështirë, por e paparashikueshme që presidenti i zgjedhur ende mund të zvogëlojë shpenzimet për aleancën ushtarake. Shqetësuese pasi NATO-ja mbështetet kryesisht në Uashington për rreth tre të katërtat e financimit të saj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në Europë, buxhetet e mbrojtjes të disa kombe janë duke u ulur, ku shumë vende ende nuk plotësojnë dy për qind të GDP-së objektivi i përcaktuar nga NATO.

Brukseli i mbështetur fuqimisht nga Franca dhe Gjermania, ka kërkuar prej kohësh një bashkim të mbrojtjes. Megjithatë Britania ka çuar akuzën se një ‘ushtri e BE-së” do të devijojë fonde larg NATO-s, e cila është pengesë kryesore e Europës kundër Rusisë.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg vetë ka bërë thirrje anëtarëve të Europës për të rritur shpenzimet e mbrojtjes. Ai tha: “Hapi tjetër për aleatët Europianë është për më shumë shpenzime të mbrojtjes. Ne po shohim një përparim, por ka ende shumë rrugë”.

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini ka thënë se: “Europianët duhet të marrin më shumë përgjegjësi për sigurinë tonë”.

Një dokument i strategjisë globale të BE-së – ka thënë: “Ndërkohë që NATO-ja ekziston për të mbrojtur anëtarët e saj, shumica e të cilave janë në Europës, kjo nga sulmet e jashtme, vetë Europianët duhet të jenë të pajisur mirë, të trajnuar dhe të organizuar për të kontribuar me vendosmëri për përpjekje të tilla kolektive, si dhe për të vepruar në mënyrë të pavarur kur është e nevojshme”.

Tory Bob Stewart, një kritik i planeve të ushtrisë të BE-së, tha: “Unë jam gjithnjë i shqetësuar për të parë politikanët vazhdimisht që po shtyjnë integrimin e konsiderueshëm ushtarak në kuadër të kornizës institucionale të Bashkimit Europian. Pa dyshim kjo mund të jetë vetëm në kurriz të NATO-s”.

Burimi: Daily Express/Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?