Vasili: Kryeministri Rama hysmeqar i krimit, shqiptarët pa kryeministër
Votimi i djeshëm në parlament i maxhorancës me 75 vota kundër arrestimit të ish-ministrit Tahiri, për kreun e deputetëve të LSI-së, tregoi se krimi e fitoi publikisht kreun e qeverisë.
Në një postim në facebook, Petrit Vasili ndër të tjera shkruan se votimi i djeshëm i rilindjes, vulosi kriminalizimin e qeverisjes.
”Kriminalizim i qeverisjes u vulos me votimin e djeshëm të maxhorancës së rilindjes. Ky votim është një faqe e zezë e pashlyeshme moralisht dhe politikisht për kryeministrin, që ka derdhur tonelata të tëra morali, hipokrizie dhe dengla puritanizmi në publik e kudo gjetkë”, shkruan kreu i grupit paralmentar të LSI-së.
Më tej Vasili shton se shqiptarët e kanë të qartë se Edi Rama është hysmeqar i krimit, dhe se qëndron në krye të qeverisë me hipokricie e pa principe.
‘Sot edhe shqiptari me indiferent e ka shumë te qartë se në krye të qeverisë është një hipokrit pa principe, hysmeqar i krimit, të shkretuar nga idetë dhe të boshatisur nga morali dhe integriteti njerëzor’‘,-shton Vasili.
Në fund Vasili e mbyll me skandalin që kreu i qeverisë bëri ndaj gazetarëve, e që për deputetin e LSI-së, Rama zbuloi sharlatanin arrogant të trembur nga fjala e lirë.
”Dje krimi fitoi publikisht një mik kryeministër, qytetarët humbën përfundimisht kryeministrin, ndërsa media zbuloi sharlatanin arrogant të trembur nga fjala e lirë”.
Petrit Vasili shquhet për qëndrime radikale dhe sfiduese ndaj kryeministrit Rama.

