Vdekja e 56-vjeçarit, vëllai: E tërhoqën zvarrë

Vëllai i Novruz Fiqit, tregon momentet e fundit të 56-vjeçarit i cili u gjet i pajetë pranë banesës së tij mëngjesin e sotëm.

Ata jetonin në një banesë në lagjen numër 8 të Korçës dhe mbrëmjen e së enjtes (23 gusht), kishte qenë dëshmitar i sherrit mes vëllait të tij dhe autorit por dhe i dhunës fizike që ky i fundit kishte ushtruar.

“Vëllai ka qenë i dehur. Pashë që erdhi Emiljanoja dhe po zihej me vëllanë. Vëllai im nuk ishte njeri që bën sherre. E goditi me grushta dhe shkelma. E tërhoqi zvarrë nëpër shkalle dhe u largua me vrap. Vëllanë e gjeta të shtrirë jashtë pallatit dhe më tha që jam mirë. Në mëngjes u ktheva ta shikoja dhe e pashë të pajetë. Lajmërova policinë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia ka shoqëruar Emiljano Nafizin dhe po e merr në pyetje lidhur me krimin. Në vendin e ngjarjes janë gjetur njolla gjaku, ndërsa ekspertë nga Tirana kanë mbërritur për të bërë autopsinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?