Veliaj: Qytetarët të mbajnë pastër mjedisin

Dhurata e Bashkisë Tiranë për fëmijët e rrugës “Sulejman Delvina” do të jetë një kënd i ri lojërash.

Ndërsa inspektoi punën tashmë të nisur, tha se ai do të jetë gati para fundvitit. Veliaj falënderoi qytetarët që iu bashkuan aksionit të pastrimit të Tiranës dhe kërkoi bashkëpunim për ta ruajtur mjedisin të pastër

“Jam shumë i lumtur që po fillojmë një kënd të ri lojërash. Kjo është si ato lojërat për fëmijë, ku ndoshta çdo copë në vetvete nuk duket se ka ndonjë rëndësi të veçantë, por kur copat bëhen bashkë, krijojmë fotografinë e një komuniteti që funksionon”, tha kryebashkiaku Erion Veliaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë inspektimit të punimeve, kryebashkiaku Veliaj falënderoi qytetarët që iu bashkuan aksionit të pastrimit të Tiranës dhe kërkoi bashkëpunim për ta mbajtur mjedisin pastër dhe si një mënyrë për të shmangur problemet nga përmbytjet

Swiss Digital Mobile Reklama

“I falënderoj qytetarët e Tiranës që na u përgjigjën në aksionin e pastrimit. Sot Tirana është më e pastër, por duhet ta mbajmë të tillë dhe që ta mbajmë të tillë ka dy mënyra: Së pari, për ne që e kemi detyrë pastrimin të vijojmë ta bëjmë këtë me korrektësi, siç e kemi bërë Tiranën dritë vitin e fundit. Së dyti, për të gjithë të tjerët që s’kanë detyrë pastrimin, por kanë detyrë të jenë të pastër, u kërkojmë që të bashkëpunojnë”, shtoi ai.

Kryebashkiaku i Tiranës shoqërohej gjatë inspektimit nga deputeti socialist Pandeli Majko i cili e vlerësoi ndërhyrjen me ndikim në cilësinë e jetës. Bashkia e Tiranës tha se ky është sheshi i 10 që fillon të ndërtohet, ndërsa tre të tjerë janë proces përfundimi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?