Veliaj uron Pashkët: Kur jemi bashkë bëjmë gjëra që veç e veç nuk i bëjmë dot

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj uroi Pashkët për të gjithë besimtarët orthodhoksë. Nga Kisha Orthodhokse, Veliaj tha se kjo është një ditë e bashkimit, e dashurisë, e njerëzve që punojnë dhe që duan të çojnë gjërat përpara. Kryebashkiaku ndau lajmin e mirë se Kisha e Shën Prokopit do të rindërtohet nga e para.

“Bashkia e Tiranës sapo ka dhënë lejen për Kishën e Shën Prokopit, e cila ndodhet te kodrat e Liqenit. Në kohën e Tiranës së vjetër, ajo njihej si kodra e Shën Prokoipit, se nuk ekzistonte as liqeni, as parku që kemi atje. Gjatë kohës së komunizmit u kthye në një bar-bufe, më pas u rikthye si pronë, por kurrë në arkitekturën e një Kishe.

Kisha do të ndërtohet aty siç ka qenë. Hirësia u përlot sepse besoj se për shumë besimtarë ka qenë një kalvar, 30 e ca vite, për të zgjidhur ngërçin e asaj prone. Mund të themi me plot gojën se ne mund të kemi Bajram e Pashkë, por Shqipërinë e kemi bashkë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për sa kohë që për të gjithë besimtarët, një qytet i madh, një vend si yni ka hapësirë për të gjithë, më vjen mirë që ky ka qenë një muaj kur janë hapur edhe Xhamitë e reja, po mbarojmë Kishën Katolike te rruga e Kavajës dhe sot për Pashkën Ortodokse kishim këtë mini-kontribut tonin për Kishën e Shën Prokopit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ju uroj të gjithëve Gëzuar Pashkët! Kur jemi bashkë bëjmë gjëra që veç e veç nuk i bëjmë dot. Kur punojmë, dashurojmë dhe nuk e kthejmë kokën pas, mund të shohim përpara për ditë më të mira”, tha Veliaj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?