Vëllai denoncon vëllanë në emision: Trafikant, do t’më vrasë familjen

Gjatë emisionit “Me zemër të hapur” në News 24 u diskutua një konflikt I rëndë familjar mes dy vëllezërve.

Ngjarja ka nisur prej një viti, ku Xhevahir Rabushja kërkon t’i marrë shtëpinë vëllait ndërsa ai do ta denoncojë live në studio për veprimtari te paligjshme. Astriti denoncon të vëllain e tij se shet kanabis në shkolla.

Astrit Rabushja ështe në konflikt me Xhevairin prej 1 viti për shkak të një banese. Në të jeton familja e Astritit gruaja, 2 vajzat dhe nëna.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shtëpia është private 1 katëshe dhe ndodhet në qytetin e Cërrikut. Prej 25 vitesh banon në atë shtëpi, e cila më parë ka qenë shtëpia e prindërve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky truall është marrë në ato kohë nga Xhevairi dhe ka qenë në emrin e tij, por më pas babai i ka blerë shtëpi në qytetin e Elbasanit dhe aty vazhdoi të jetonte Astriti me prindërit. Ai disponon aktualisht në emrin e tij certifikatën e pronësisë dhe gjithë dokumentacionin e rregullt.

Përpara disa kohësh një komshi i ka thënë Xhevairit se emri i tij figuron si pronar i truallit në regjistrat e vjetër. Qe nga ai moment ai filloi të kërkonte para. Ai i kërkon Astritit 35 milion leke të vjetra në mënyrë që ta mbajë shtëpinë. Kjo çështje nuk ka shkuar ne gjykatë, por mes tyre ka kërcënime. Astriti thotë se i vëllai e kërcënon se do t’i helmoje familjen, se do ta vrasi nëse ai nuk i jep paratë për shtëpinë, shkruan BW.

Astriti thotë se Xhevairi shet kanabis, merret prej kohësh me këtë biznes, e ndan në pjesë të vogla dhe e shet nëpër shkolla. Xhevairi është i martuar dhe ka 2 fëmijë. Ka një magazinë në qytetin e Cërrikut në të cilën mbledh dhe tregton dru zjarri, por përveç tyre ai paketon dhe lëndën narkotike dhe e tregton në Greqi.

Ai do ta denoncojë publikisht të vëllain për veprimtarinë e paligjshme me të cilën merret. Xhevairi ka miq dhe njerëz që kanë pushtet të cilët e mbrojnë dhe Astriti ndihet i pafuqishëm.

Gjithsej janë 3 vellezër, por vëllai tjetër, Avniu ka shtëpine e tij, nuk kërkon asgjë nga Astriti dhe nuk është bërë pjesë e konfliktit mes tyre, edhe ai jeton dhe punon si emigrant ne shtetin grek.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?