Vëllezërit nxjerrin armët për pronat në Vlorë, policia ndërhyn në kohë. Arrestohet një prej tyre

Një konflikt familjar për motive pronësie ka rrezikuar të përshkallëzohet në përdorimin e armëve në lagjen “Uji i Ftohtë” në Vlorë.

Policia ndërhyri në kohë, duke arrestuar një 47-vjeçar me precedent kriminal dhe sekuestruar një pistoletë, dy krehra dhe 30 fishekë.

“Finalizohet operacioni i koduar “Lidhja”. Parandalohet përshkallëzimi i konfliktit me armë, për motive pronësie, mes dy vëllezërve në lagjen “Uji i Ftohtë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme, vihet në pranga 47-vjeçari me precedent kriminal për trafikim të lëndëve narkotike. Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë, me 2 krehra dhe 30 fishekë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Menjëherë pas njoftimit për një konflikt në një familje në lagjen “Uji i Ftohtë”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë organizuan punën dhe shkuan në vendngjarje, për të sqaruar rrethanat dhe përfshirjen në këtë konflikt.

Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, të kryera në kuadër të operacionit të koduar “Lidhja”, u parandaluan ngjarje kriminale në këtë familje, si dhe u arrestua në flagrancë shtetasi J. T., 47 vjeç, pasi dyshohet se, për motive pronësie, ka kanosur me armë zjarri vëllanë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme”, njofton Policia.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?