Vetëm në tetor, 6245 persona i shpëtuan burgut
Sipas raportit të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Provës, vetëm gjatë muajit tetor 2017 në Shërbim Prove në gjithë vendin kanë qenë plot 6245 persona.
Kjo shifër është paraprirë nga një total prej 5827 persona në muajin gusht dhe 6011 në muajin shtator. Për sa i përjet llojit të dënimeve, më i hasuri është ai i pezullimit të ekzekutumit të dënimit me burg.
Në shkallë zbritëse, i dyti në radhë është “punë në interes të publikut” dhe më pas “lirimi me kusht” dhe “qëndrimi në shtëpi”. Peshën më të madhe nga 22 zyrat vendore të Shënimit të Provës, e ka ajo e Tiranës, e ndiqet nga Durrësi e më tej nga Shkodra. Më pak ngarkesë ka ajo e Përmetit me 26 vetë nën mbikqyrje.
Autoritetet e Shërbimit të Provës nënvizojnë si prolematika të punës adresat e pasakta nga gjykatat dhe prokuroritë.

