FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

VIDEO/ Brenda festës së PS-së, Rama për Zvërnecin: Janë prodhuar foto dhe video për të ushqyer zemërimin

Ka nisur festa e 35-vjetorit të Partisë Socialiste në Tiranë. Socialistët janë grumbulluar në sheshin ”Italia”, por edhe pse është një përvjetor që kujton themelimin e partisë, nuk shihet asnjë flamur apo simbol partiak. Të vetmit flamuj janë ata të BE dhe Shqipërisë. Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, tha se forca politike që ai bën pjesë, i ka shërbyer Shqipërisë.

”Urojmë që ky 35 vjetor të jetë 35-vjetori i integrimit. I jemi përulur të gjithë themeluesve, për punën e tyre. Ne kemi dhënë mbështetjen e pakursyeshme për lidershipin e PS dhe Edi Ramën, që po e çojnë Shqipërinë drejt BE. Të gjithë ne jemi krenar që këto 35 vite PS i ka shërbyer vetëm Shqipërisë. Prandaj jemi të gjithë këtu sot, kaq shumë, që përvjetorët e tjerë të jenë përvjetorët europianë të PS”, tha mes të tjerash Klosi.

Kryesocialisti dhe kryeministri Edi Rama, fjalën e tij e ka nisur me situatën akuale, protestat kundër projektit në Zvërnec, ku tha se janë prodhuar përmbajtje për të ushqyer zemërimin. ”Të dashur themelues, përfaqësues dhe anëtarë, anëtare të familjes sonë të madhe politike, Partisë Socialiste të Shqipërisë! Puna e solli që pikërisht në muajin e kremtimit të 35-vjetorit të lindjes së kësaj familjeje për Shqipërinë, një masë e madhe njerëzish të dilte vrullshëm mbi sipërfaqen e kanaleve të internetit dhe një bashkësi përfaqësuese të merrte në zotërim çdo mbrëmje bulevardin e Tiranës. Kërkesa nisi me zemërimin e drejtë të një akti dhune dhe të padrejtë ndaj një investimi madhor që do të ndikojë interesat ekonomike të Shqipërisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

E vërteta është se edhe unë personalisht, po të isha një qytetar që informohet nga rrjetet sociale, duke dëgjuar dhe parë turlillojet e gjysmë të vërtetave të fryra çdo minutë në vorbullat e kanaleve të dala me tërbim nga shtrati dhe lloj-lloj videosh e fotosh të prodhuara për të ushqyer zemërimin, pelikanë të ngordhur, gradaçela mbi lagunën e Sazanin, do të kisha dalë në bulevard, i llahtarisur nga gjithë ai apokalips dixhital. Do të më dukej edhe mua që e keqja e gatuar pas shpinës së popullit ishte aq e tmerrshme sa befas, krejt bota u zgjua si nga një ankth dhe u bashkua kontinent më kontinent për të shpëtuar atdheun tim të vogël nga një investim shkatërrues për jetën e gjelbër, shfarosës, vrastar. Pa diskutim, anulimi i një projekti kriminal që u trumbetua si shitje e një ishulli të Shqipërisë, do të më dukej më e pakta që duhet të ndodhte”, tha Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rama nisi fjalimin, Erion Veliaj uron 35 vjetorin e PS-së

Detaje nga 35-vjetori i PS-së, veç një person do të mbajë fjalim

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?