VIDEO/ Ditmir Bushati interviston Nikos Kotzias: BE nuk po i mban premtimet e bëra

Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka zhvilluar në podcastin e tij një bisedë me ish-homologun grek Nikos Kotzias, i cili bën një parashikim të fortë.

“Perëndimi është në rënie. Brenda Perëndimit, ajo pjesë e Perëndimit që ka shumicën e problemeve dhe është shumë e mundur që është në rënie, më shpejt sesa pjesa tjetër e Perëndimit, është Bashkimi Europian. Dhe brenda Bashkimit Europian, në Europë, si kandidatë dhe anëtarë, gjithashtu rajoni ynë ka problemin më të madh brenda kontinentit Europian, që ka në vetvete problemin më të madh brenda botës perëndimore.

Pra, nëse nuk bëjmë gjë, nëse nuk ndryshojmë planin që kemi për të ardhmen, nëse nuk ëndërrojmë për këtë të ardhme, nëse nuk kemi asnjë vizion, dhe nëse nuk kemi fuqinë dhe shpirtin për të luftuar për këtë të ardhme e këtë vizion, do të jemi në grup humbësit e mëdhenj të shekullit të njëzet e një.”

SHKARKO APP