VIDEO-FOTO/ ‘O Zot na shpëto ne se droga iku’

Pamjet i përkasin aksionit të karabinierëve të Augusta-s, natën mes 24 dhe 25 nëntorit 2013, kur u sekuestrua një sasi prej 1.650 kg marijuhanë. Në një dalje për mediat pasi zbardhi dita, një prej hetuesve tha se sapo kishte nisur një hetim.

Hetim që më vonë zbuloi se droga e nisur nga brigjet shqiptare me destinacion “Baia del Silenzio”, mes Brucoli e Agnone Bangi, në komunën e Augusta-s, i përkiste bandës së Habilajve.

Nga përgjimet e pasqyruara në dosjen hetimore të Prokurorisë së Katanias, zbulohet se droga ishte nisur me një gomone nga brigjet shqiptare, e që pritej në Itali nga Moisi Habilaj e anëtarë të tjerë të organizatës kriminale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më konkretisht, hetimet zbulojnë se droga e nisur nga Saranda pritej në “Baia del Silenzio” nga Moisi Habilaj, Sabaudin Çelaj, Maridian Sulaj, e të tjerë persona të përfshirë në trafikun e drogës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mes tyre ishte edhe Mariglen Alimuçaj, i njohur si “Geni”, një nga skafistët që solli drogën nga Shqipëria në Itali.

Por, pas një sinjalizimi, autoritet italiane pikasën gomonen dhe nisën një aksion ‘blic’ që çoi në sekuestrimin e lëndës narkotike, që mendohej se do të sillte rreth 2 milionë euro për “Habilajt”. Shifra ka dalë nga vetë goja e Moisi Habilaj, në një përgjim ambiental, teksa teksa mëngjesin e 25 tetorit fliste më Alimuçajn në bordin e makinës tip “Fiat Bravo”.

Atë natë, karabinierëve iu desh të kënaqeshin me sekuestrimin e sasisë të konsiderueshme të drogës, pasi askush nuk përfundoi në pranga.

Nata e tmerrit

Teksa pikasën ardhjen e efektivëve, personat e sipërpërmendur arritën t’ia mbathnin, duke iu shpëtuar prangave. Madje, Sabaudin Çelaj ashtu si Maridian Sulaj u lënduan në këmbë gjatë arratisjes.

Mëngjesin e 25 tetorit, në përgjimet ambientale mes Çelajt dhe Sulajt, ky i fundit shprehet se nata e kaluar ishte “një terror”. Në bisedën me Çelaj po atë mëngjes në bordin e makinës tip “BMW 320”, dëgjohet Sulaj të thotë se karabinierët qëlluan edhe më armë zjarri gjatë aksionit.

Maridjan Sulaj shprehet në një moment se iu lut Zotit që të shpëtonin kur erdhën efektivët.

“…Për atë i lutesha Zotit sot: O Zot… na shpëto të paktën ne… sepse ajo (droga) iku… të paktën mendo për ne”… thoja”.

Image

Gjatë përgjimeve, trafikantët shprehen të keqardhur për sasinë e drogës së ‘humbur’. Madje Moisi Habilaj në një bisedë me “Genin” thotë: O Zot pse na dënove kaq rëndë!

Mbrëmjen e 26 tetorit, Moisi Habilaj, Sabaudin Çelaj dhe Mariglen Alimuçaj hipin në një traget në Brindisi për të mbërritur në Vlorë në 7 të mëngjesit të datës 27.

Sipas hetimeve, organizatorët e këtij rasti trafiku ishin vëllezërit Habilaj: Mosiu dhe Floriani.

/syri.net

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?