Video/Ish-parku industrial Kuçovë do të transformohet në një hapësirë kreative
Aktualitet E Premte, 10 Shtator 2021 08:52
Ish-TEC, i njohur ndryshe si parku industrial në Kuçovë do të transformohet tërësisht dhe do të vihet në funksion të qytetarëve.
Bashkia e Kuçovës ka nënshkruar një marrëveshje me Fondin Shqiptar të Zhvillimit për një investim, i cili do i hapë rrugë një transformimi tërësor të hapësirës së degraduar ndër vite.
Do krijohet një qendër rekreative në funksion te qytetarëve, të artit, të sportit, të kulturës dhe trashëgimisë së Kuçovës.


