VIDEO/ Iu gjet 1 kg hashash në banesë në Yzberisht, 3 në pranga, mes tyre një grek (Emrat)
“Dy shtetasit e parë kanë qënë të shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë si të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve të kryer në bashkëpunim”, dhe strehoheshin në banesën e marrë me qira nga shtetasi Mariglen Coha i dyshuar për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve të kryer në bashkëpunim” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”. Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë banesë ku ishin strehuar këta dy shtetas u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale: Një sasi rreth 1 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit “Cannabis Sativa”, si dhe tre telefona celular,” shkruhet në njoftimin e policisë. Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale të parashikuar në ngarkim të shtetasve të mësipërm.

