Video LIVE, protestuesit para Parlamentit
Pas rrethimit të Kryeministrisë për dy herë rresht, protestuesit e opozitës të udhëhequr nga Lulzim Basha kanë nisur marshimin e tretë.
Pas një konsultimi me ish-deputetët e PD-së, Flamur Noka i ka bërë thirrje qytetarëve në protestë të ndjekin Lulzim Bashën në këtë marshim. Marshimi ka nisur në drejtim të Sheshit “Skënderbej”. Më pas protestuesit kanë kaluar përmes pedonales, duke rrethuar në këtë mënyrë në mënyrë simbolike edhe godinën e Parlamentit.
Ndërkohë që protestuesit pritet të kthehen drejt Kryeministrisë. ‘Protesta nuk ndalet”, tha aleati i PD-së Fatmir Mediu.
https://www.facebook.com/ShqiptarjaCom/videos/2366710710278677/

