VIDEO/ Tritol makinës tek liqeni i thatë, pronari një biznesmen inertesh
Një makinë ka shpërthyer nga një sasi tritoli në Tiranë.
Policia ka identifikuar dhe pronarin e automjetit, Ndok Rajta 42-vjeç, pronar i një firme inertesh, i cili ka dhënë dëshminë përpara uniformave blu.
Mendohet se automjetit i është vendosur tritol në orët e para të mëngjesit. Sasia e lëndës shpërthyese dyshohet të ketë qenë më shumë se 200 gram tritol e vendosur në pjesën e përparme të automjetit.
Forca të shumta policie ndodhen në vendin e ngjarjes. Shpërthimi ka qenë mjaft i fuqishëm dhe ka tronditur të gjithë zonën përreth.
/syri.net

