“Vipat” te 302-shi, zbulohet kush votoi (FOTO)
E drejta për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në Kuvendin e Republikës u ushtrua edhe nga të dënuarit me burg dhe të paraburgosurit. Pjesë e listës me 178 votues në këtë institucion të izoluar ishin edhe disa të burgosur “Vip”. Kush votoi?
Ish-deputeti, Mark Frroku, i dënuar me 7.5 vjet burg nga Gjykata e Shkallës së Parë.
Ermal Hoxha, nipit të diktatorit Enver Hoxha, i akuzuar si pjesë e një grupi kriminal të përpunimit dhe trafikimit të kokainës. Javën e kaluar Prokuroria për Krimet e Rënda kërkoi dënimin e tij me 13 vjet burg.
Neim Avdylaj, ish-komando dhe Fatjon Xhyliu, ish-punonjës i policisë private, të dyshuar si të përfshirë në grabitjen e 3.2 milionë eurove në blindin e një banke të nivelit të dytë në rrugën e Rinasit.


