Vjedhje spektakolare në urbanin e Tiranës. Hajduti thërret: Kapeni hajdutin! (VIDEO)
Një vjedhje si nëpër filma ka ndodhur sot në linjën e urbanëve të Kinostudios, Tiranë, teksa një i burrë disi në moshë ka grabitur një zonjë.
Vjedhjet nëpër urbanë janë një legjendë e vjetër që herë pas here jetësohen sidomos në linjat e kryeqytetit shqiptar. Kjo ndodh për arsye të ndryshme, ku pa analizuar arsyet e atentatorit, mund të themi që një arsye më tepër “ndihmesë” është edhe ngjeshja e madhe e qytetarëve nëpër urbane si shkak i mungesë së kontrolleve nga organet e shtetit.
Një qytetar ka treguar pranë JOQ rrjedhën e ngjarjes në urbanin e Kinostudios:
Përshëndetje JOQ! Në autobusin e Kinostudios tek stacioni i 21 Dhjetorit një burrë vodhi portofolin dhe më e forta ishte që bërtiste me të madhe dhe thoshte “Hapeni derën se iku hajduti, hapeni!” dhe tentonte të dilte nga dritarja. Shoferi mbylli dyert dhe në vendngjarje erdhi Policia pas disa minutash ku edhe e arrestuan. Në videot e mëposhtme shihet qartë edhe fytyra e tij, kështu që mund ta identifikoni dhe të ruheni prej tij nëse e shihni në urban. Un e di që ai nuk është asgjë në krahasim me hajdutët që rrinë në karriget e udhëheqësve, por për një qytetar është shumë edhe humbja e portofolit”, përfundoi qytetari.
{“videoid”: “1113265”, “sid”:”4″}

