Vlorë. Dy të rinj zhduken në lumin e Vjosës
Aktualitet E Premte, 21 Maj 2021 19:00
Dy të rinj në Vlorë që kishin dalë për të peshkuar në lumin Vjosë kanë humbur të gjitha kontaktet me familjarët.
Bëhet fjalë për Lorenc Doko, 32 vjeç, Elson Kerri 37 vjeç. Familjarët kanë njoftuar Policinë për kërkime gjatë natës.
Dyshohet se të rinjtë janë mbytur në grykëderdhjen e Vjosës. Sipas njoftimit të Policisë, të rinjtë kanë rënë në lumë në momentin kur kanë hedhur rrjetat

