Vlorë, zjarr në ambjentet e paraburgimit
Aktualitet E Premte, 21 Maj 2021 16:25
Një zjarr ka rënë pasditen e kësaj të premteje në ambjentet e paraburgimit, në qytetin e Vlorës.
Lajmin e bëjnë të ditur autoritetet lokale, sipas të cilave 2 zjarrfikëse dhe 2 auto-ambulanca ndodhen në vendngjarje.
Për momentin nuk dihet nëse nga flakët ka persona të lënduar dhe as shkaqet e rënies së zjarrit.
Por dyshimet e para janë se të burgosurit kanë djegur një dyshek dhe për rrjedhojë janë asfiksuar disa punonjës policie.

