Vodhën biznesin ku punonin, dy të arrestuar dhe një në kërkim
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, pas një hetimi proaktiv 2 mujor për veprat penale ”Vjedhja duke shpërdoruar detyrën” dhe “Vjedhja në bashkëpunim” u ndaluan shtetasit:
Renato Glloga, 23 vjeç, banues në Durrës;
Firdus Tarko 28 vjeç,banues në Durrës
Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit F.B. 34 vjeç.
Sipas policisë: Tre shtetasit e mësipërm, R.Glloga punonjës në një pikë shitje baterish me shumicë dhe F.B. magazinier në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në periudhën Qershor – Gusht 2018 , në mënyrë sistematike duke shpërdoruar detyrën kanë vjedhur 359 bateri makinash dhe vaj lubrifikant duke i ‘ a dhënë shtetasit F.Tarko dhe ky më pas gjente tregun për ti shitur.
Janë sekuestruar një sasi baterish dhe vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim, shtuan të njëjtat burime.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për nenet 135, 134, 25 të Kodit Penal.

