Vodhi dy banesa në Sarandë, policia arreston ‘skifterin’. (Emri+Foto)
Aktualitet E Premte, 16 Korrik 2021 01:33
Një i ri ka rënë në pranga, pasi akuzohet të jetë autor i vjedhjes së dy banesave në Sarandë.
Burime zyrtare bënë me dije se në kuadër të operacionit “Wiston” shërbimet policore të Sarandës arrestuan Ervis Orucin, 27 vjec, banor i Ksamilit.
Burime bëjnë me dije se autori i dyshuar, i divorcuar, është një person problematik pasi dyshohet të jetë përdorues droge.
Ndërkohë, gjatë kontrollit u sekuestrua si prova materiale një biçiklet, etj.
/BW

