FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vrasja e ambasadorit rus: Tensione mes Kremlinit dhe Ankarasë

Nuk duket se do të kalojë pa tensione vrasja e ambasadorit rus në Ankara. Edhe pas deklaratave reciproke në dukje të paqta, reagimit të vendosur të Erdogan për hetime dhe deklaratës së Putinit, sot një tjetër qëndrim vjen nga Kremlini zyrtar.

Qëndrim që duket se do të përkeqësojë klimën politike jo pak të acartë mes dy vendeve.

Mëngjesin e sotëm, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka lëshuar akuza në adresë të Turqisë, duke e bërë përgjegjëse për gjithë sa ndodhi mbrëmë dhe për ekzekutimin e ambasadorit të saj në Ankara.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në bazë të të gjitha ligjeve mbi të cilat bazohen e funksionojnë marrëdhëniet diplomatike, vendi pritës është përgjegjës për sigurinë e misioneve diplomatike. Për këtë presidenti Putin ka kërkuar të garantojë misionin diplomatik rus”- ka thënë ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?