Vrasja e Cukut, pista e dytë “për shkak të detyrës”

Prej më shumë se 2 javësh, policia është vënë në ndjekje të 2 personave të shpallur në kërkim, të cilët dyshohet të kenë rol bashkëpunëtori, ndërmjetësi dhe porositësi në vrasjen e Artan Cukut.

Burime nga uniformat blu bëjnë me dije se që pas prangosjes së ekzekutorit Mikel Shallari janë ushtruar kontrolle në disa zona të Fierit, Vlorës dhe Beratit, ku dyshohet se fshiheshin personat në fjalë, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur për shkaqe hetimore.

Por në kushtet kur këta të fundit kanë humbur gjurmët, policia po luan një kartë tjetër. Zyrtarisht mësohet se ndihmë i është kërkuar edhe INTERPOL-it, pasi dyshohet se personat e tjerë përgjegjës për vrasjen e ish-kryekomisarit janë larguar jashtë Shqipërisë, në rrugë të paligjshme ose përmes kufirit të gjelbër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas burimeve, vrasja e Cukut ka lidhje me detyrën që i ndjeri ka mbajtur si drejtor i policisë në Vlorë dhe nëndrejtor në Berat, duke hedhur poshtë pistën për shkak të gjakmarrjes dhe konfliktit me familjen Daka.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?