Vrasja e dyfishtë në Sukth, Artan Hoxha: Autorët i zunë në befasi
Aktualitet E Premte, 21 Maj 2021 21:27
Mësohen të tjera detaje nga vrasja e dyfishtë në Sukth. Sipas gazetarit Artan Hoxha, autorët kanë qenë të përpiktë dhe se kanë zbuluar lëvizjet e viktimave. Ervin Dalipaj dhe Xhino Dautaj u qëlluan për vdekje teksa ecnin me makinë në autostradë nga një tjetër makinë në ecje.
“Autorët kanë qenë të përpiktë, kanë zbuluar lëvizjet e tyre që kanë qenë në kërkim. Që nga 2016 pas vrasjes së Gamzend Çollakut, ka qenë në kërkim nga policia. Dalipaj është akuzuar si bashkëpunëtor por gjithnjë ka thënë në media se nuk ka lidhje me ngjarjen. Vrasja ka ndodhur në korsinë nga Tirana në Durrës, e kanë goditur kur nuk e prinsin. Policia duhet të bllokojë të gjitha rrugët që lidhin dy qytetet, për të bërë të mundur kapjen e autorit. Mos zbardhja e çështjes së vitit të 2016, solli këtë ngjarje ditën e sotme. Policia ka bllokuar edhe rrugët dytësore”,-tha Hoxha.

