Vrasja e studentes greke, shqiptari mga burgu: Jo unë vrasësi

I riu shqiptar, Aleksandër Luca, i akuzuar për vrasjen e studentes greke Eleni Topaludhi në Rodos ka thyer heshtjen nga burgu. Sipas asaj çfarë shkruajnë mediat greke, ai është pyetur lidhur me dëshminë që ka dhënë shoku i tij grek, 21-vjeçari Manolis Koukouras me të cilin ishin natën e ngjarjes.

Greku ka thënë se 19-vjeçari është fajtor i vetëm, ndërkohë që ai vetë nuk ka marrë pjesë në krim. Shqiptari është përgjigjur: ”Unë nuk e di dhe mua nuk më intereson se çfarë thotë greku. Unë kam një avokat”.

Nga ana tjetër babai i vajzës thotë se ata kanë vepruar bashkë dhe kjo nuk ka më asnjë dyshim. ”E vërteta është e qartë për ne. Ata vepruan bashkë. Tani ju doni të provoni se cili prej tyre e goditi me shufër metalike dhe cili e hodhi atë në det”, ka thënë për mediat greke John Topaludhi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas tij, nuk është e mundur që të gjitha këto t’i bëjë një person pa asnjë ndihmë dhe i vetëm. Greku dhe shqiptari nuk kanë asnjë kontakt në burg, ku po mbahen me akuzën e vrasjes së studentes pasi nuk pranoi të kryente marrëdhënie seksuale.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shqiptari tregoi se ishte greku që e qëlloi me shufër hekuri dhe kur vajza ra pa ndjenja e morën në makinë dhe e hodhën nga shkëmbinjtë. Nga hetimet doli se vajza nuk kishte vdekur nga goditja por nga mbytja në det.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?