Vrasja te lokali i muzikës live, flet muzikanti: U shtrimë në tokë, s’po e kuptonim nga qëllohej

Florian Hila është një nga të plagosurit nga breshëria e plumbave në lokalin “Fiks Fare” në Vlorë. Në një intervistë për gazetën “Panorama” ai ka rrëfyer tmerrin që ka përjetuar mbrëmjen e së enjtes.

Muzikanti 28-vjeçar ka marrë 2 plumba, një në këmbë e një në shpatull, por fatmirësisht ai është jashtë rrezikut për jetën. Sipas tij gjithçka ka ndodhur shumë shpejt, ku ka parë klientët që janë shtrirë të gjithë në tokë. Ashtu i shtrirë, ai ka ndier dhimbje nga plagët e shkaktuara dhe ka kuptuar se ka mbetur i plagosur.

“Nuk di si ndodhi, thjesht dëgjuam krismat. Ishte e tmerrshme dhe jemi ulur të gjithë menjëherë në tokë, pasi nuk po kuptonim se çfarë po ndodhte dhe nga po na vinin plumbat. U tmerruam, ndodhi gjithçka sa hap e mbyll sytë… dhe tani kujtoj shumë pak nga ajo çfarë ndodhi, pasi ishte një moment ku kishte edhe zhurmë dhe u bë rrëmuja. Siç e thashë, personat që ndodheshin në lokal janë shtrirë në tokë të gjithë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kam marrë dy plumba, një në shpatull dhe një tjetër në këmbë. Një plumb tjetër ka goditur edhe tastierën e organit muzikor, aty ku pikërisht ndodhesha edhe unë. Fatmirësisht, nëse mund të them kështu, arrita t’i shpëtoj kësaj masakre, ku një person mbeti i vrarë dhe unë e dy të tjerë u plagosëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga paniku i krijuar nuk mbaj mend nga kanë ardhur plumbat. Thjesht më kujtohet që të gjithë u shtrimë në tokë. Kam ndier edhe dhimbje në pjesët ku jam goditur me plumb dhe aty kuptova që isha plagosur. Ishte një moment që sot nuk dua ta kujtoj shumë…” – thotë muzikanti.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?