Vrau çiftin, autori hodhi granatë brenda në shtëpi. Shpëton djali 19-vjeçar

Autori i ngjarjes së rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm në Gjirokastër, Apostol Kosta, pasi ka vrarë çiftin Aleko dhe Afërdita Kosta (kushërinj me agresorin) nuk është mjaftuar me kaq.

Ai ka hedhur një granatë dore brenda shtëpisë së çiftit, ku ka qenë djali i tyre. Për fat të mirë granata nuk ka shpërthyer dhe djali ka shpërtuar.

Për të çaktivizuar granatën në Gjirokastër në banesën e çiftit ka shkuar RENEA nga Tirana.

Swiss Digital Desktop Reklama

Granata është çaktivizuar, ndërsa aktualisht autori ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Pasi ekzekutoi çiftin, Apostol Kosta tentoi vetëvrasjen, por mbeti i plagosur rëndë

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?