Vrau tre vetë për një shuplakë, Koxha i vetëm në seancë

I braktisur nga famija dhe pa avokat mbrojtës, Kujtim Koxha, autori i krimit të trefishtë në fshatin Shëlli të Matit, doli sot përpara Gjykatës për masën e sigurisë. ”Arrest me burg”, është masa e dhënë dhe gjatë dëshmisë, 51-vjeçari pranoi autorësinë e krimit.

Nga ana tjetër, ai nuk është penduar për tre viktimat, dy nga të cilët punonjës të Bashkisë, Erzen Aliaj dhe Mentor Hoxha, dhe bashkëfshatarin e tij, Hamit Buçi, ndërsa mbeti i plagosur Astrit Hani, i cili ndodhet në spitalin e Burrelit.

Ai është shprehur se debatoi fillimisht me viktimat, ndërsa njëri prej tyre, Erzen Aliaj e ka goditur me një shpullë, teksa ndodheshin në lokalin e fshatit. Në gjendje të dehur, 51-vjeçari ka dalë nga lokali dhe është kthyer më pas me një armë zjarri kallashnikov, karikatorin e të cilit e zbrazi mbi tre viktimat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ngjarja mund të kishte bilanc edhe më tragjik, nëse Kujtim Koxhës nuk do i ishte marrë arma nga dora. Përpara policisë ai tha se ishte ndjerë i fyer nga goditja me shuplakë në sy të bashkëfshatarëve të tij dhe për këtë shkak ndërmori aktin makabër.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?