Zbardhen arsyet pse 38-vjeçari u vetëdogj me benzinë

38-vjeçari Elton Hodo, mori aktin më të rëndë. Pas kthimit nga emigracioni, ai kishte probleme që e çuan në vetëdjegie, nga e cila ndërroi jetë në spital. Ngjarja ndodhi dje në lagjen “28 Nëntori”, ndërsa Elton Hodo kishte më pak se një vit që ishte kthyer nga emigracioni. Ai po përballej me probleme psikologjike, pasi vuante nga depresioni.

Ndërkohë, mësohet se dje ai bleu një bidon me 10 litra benzinë pranë një karburanti. Në rrugë ai ka spërkatur veten me lëndë djegëse dhe me një çakmak i ka vënë flakën vetes. Persona të ndryshëm i kanë ardhur në ndihmë, ndërsa menjëherë mbërriti autoambulanca dhe policia.

Gazeta “Panorama” raporton se sipas mjekëve, shkalla e djegies ishte e rëndë dhe se ishte e pamundur që i riu të fliste dhe të identifikohej, ndërsa ndërroi jetë tre orë më vonë. Pamundësia për të gjetur punë dhe problemet financiare, duket se kanë çuar të riun në gjendje depresive, që u bë edhe shkak për dhënien fund të jetës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?