Zbardhen detaje mbi biznesmenit që i shpërthyen makinën me tritol
Automjeti tip “Passat” me targa AA 946 EE, u hodh në erë me tritol pak kohë më parë në zonën e Kopshtit Botanik.
Burime nga policia e kryeqytetit bëjnë të ditur se automjeti në fjalë i përket shtetasit B. Vrapi, 42-vjeç. Ky i fundit mësohet se është biznesmen, pasi ka një firmë inertesh.
Ai është shoqëruar në polici menjëherë pas ngjarjes, ku ka dhënë dhe deklarimet e tij lidhur me ngjarjen e rëndë. Makinën ai e kishte parkuar pranë banesës së tij. Fatmirësisht nga ngjarja nuk pati persona të lënduar, pasi momentin e shpërthimin automjeti ndodhej i parkuar pranë vend-grumbullimi skrapi.
Mendohet se automjetit i është vendosur tritol në orët e para të mëngjesit. Sasia e lëndës shpërthyese dyshohet të ketë qenë më shumë se 200 gramë C4, e vendosur në pjesën e përparme të automjetit.
Forca të shumta policie ndodhen në vendin e ngjarjes. Shpërthimi ka qenë mjaft i fuqishëm dhe ka tronditur të gjithë zonën përreth.

