Zëdhënësja e NATO-s: Përmbushim mandatin tonë në Kosovë. Palët jo veprime provokuese

Sulmin me bombë ndaj patrullës së EULEX-it në Rudarë, në veriun e Kosovës, zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu e ka dënuar dhe thotë se autorët mbajnë përgjegjësi.

“Ne bashkohemi me Aleatët e NATO-s dhe BE- në për të dënuar fuqishëm sulmin me granatë ndaj patrullës së EULEX-it mbrëmë. Çdo sulm i tillë është i papranueshëm dhe përgjegjësit duhet të mbajnë përgjegjësi”, tha Lungescu në Twitter.

Po ashtu ajo thekson përmes një postiminë Twitter, edhe se NATO është plotësisht të aftë të përmbushim mandatin e saj në Kosovë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i, mbetet jashtëzakonisht vigjilent dhe plotësisht i aftë për të kryer mandatin që ka. U bëjmë thirrje të gjitha palëve që të shmangin veprimet dhe retorikën provokuese dhe të kontribuojnë për qetësinë dhe stabilitetin”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?