Zjarr i fuqishëm në Pus Mezini, banesat në rrezik
Një zjarr ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre dhe bimësi të thatë në zonën e Pus Mezinit, në hyrje të Vlorës, duke u afruar pranë disa banesave.
Flakët janë favorizuar nga terreni dhe bimësia e thatë, duke rritur rrezikun e përhapjes së zjarrit drejt zonave të banuara. Menjëherë pas sinjalizimit, forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur punën për izolimin e vatrës.
Ndërhyrja vijon për të vënë situatën nën kontroll dhe për të parandaluar përhapjen e flakëve drejt banesave pranë zonës së përfshirë nga zjarri.
KOHA JONË SONDAZH

