Zjarri në Himarë, nënkryetari i Bashkisë: Evakuuam 30 persona, dëmet janë të konsiderueshme

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme përfshiu mbrëmjen e së premtes një zonë në Himarë, duke shkaktuar dëme të mëdha në ullishtet e zonës. Flakët nisën rreth orës 20:30 dhe u përhapën me shpejtësi, të favorizuara nga era e fortë.

Nënkryetari i Bashkisë Himarë, Pervin Gjikuria tha se situata u vu nën kontroll falë ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse dhe mbështetjes së bashkive përreth. “Zjarri nisi dje rreth orës 20:30 dhe, për shkak të erës së fortë, flakët u përhapën me shpejtësi të madhe. Falë angazhimit të forcave zjarrfikëse në terren, ndërhyrjes së Bashkisë Himarë, por edhe mbështetjes së bashkive të tjera përreth, u bë e mundur vendosja e zjarrit nën kontroll”, deklaroi Gjikuria.

Sipas tij, operacioni gjatë natës u vështirësua ndjeshëm për shkak të errësirës dhe terrenit të vështirë, ndërsa ndërhyrja nga ajri nuk ishte e mundur. “Dëme të mëdha në ullishtet e zonës, sipërfaqja e djegur është e konsiderueshme, ndërsa ndërhyrja gjatë natës ka qenë e vështirë për shkak të errësirës dhe kushteve në terren. Ndërhyrja nga ajri gjatë natës ka qenë e pamundur”, u shpreh nënkryetari i Bashkisë Himarë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për shkak të rrezikut nga përhapja e flakëve, gjatë orëve të vona të natës u ndërmor edhe evakuimi i rreth 30 personave nga zonat e rrezikuara. Grupet e punës vijojnë të jenë në terren për evidentimin dhe vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga zjarri. Deri më tani, nuk raportohet për dëme në gjënë e gjallë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Në orët e vona të natës janë evakuuar rreth 30 persona nga zonat e rrezikuara. Grupet vijojnë të jenë në terren për evidentimin dhe vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga zjarri. Deri në këto momente nuk ka raportime për dëme në gjënë e gjallë”, përfundoi Gjikuria.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?