Zjarri në Vlorë, Ministria e Shëndetësisë: Pesë të plagosur në Tiranë, një vajzë me djegie të shumta

Gjashtë persona mbetën të lënduar nga zjarri që përfshiu një hotel në Vlorë në orët e para të mëngjesit. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, të gjithë morën ndihmën e parë në Spitalin Rajonal të Vlorës, ndërsa pesë prej tyre u transportuan në Tiranë për trajtim të specializuar.

Ministria bën të ditur se tre të lënduar po trajtohen në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Njëra prej pacienteve ndodhet në gjendje të rënduar për shkak të djegieve në një pjesë të madhe të trupit dhe po mbahet nën monitorim të vazhdueshëm. Pacienti tjetër paraqitet në gjendje më të stabilizuar dhe po merr trajtimin e nevojshëm.

Ndërkohë, dy paciente të tjera po trajtohen në Spitalin Universitar të Traumës, pasi kanë pësuar dëmtime të shumta. Sipas autoriteteve shëndetësore, gjendja e tyre është e stabilizuar, por për shkak të natyrës së dëmtimeve do të vijojnë të mbahen nën kujdes dhe monitorim intensiv.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një tjetër i lënduar vazhdon të marrë trajtim në Spitalin Rajonal të Vlorës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ministria e Shëndetësisë thekson se ekipet mjekësore po ndjekin në mënyrë të vazhdueshme gjendjen e të plagosurve dhe po ofrojnë të gjithë kujdesin e nevojshëm.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?