Home Bota Arrestohet ma...

Arrestohet maniaku i parqeve publike, i riu shqiptar akuzohet për dy sulme seksuale

5
0

Një 26-vjeçar shqiptar u arrestua të shtunë në Reggio Emilia, i dyshuar për dy episode dhunë seksuale në parqe publike.

Rasti i parë u regjistrua më 29 maj në parkun “Nilde Iotti”.  I riu shqiptar iu afrua një vajze 24-vjeçare duke e falenderuar për pranimin e kërkesës në Instagram. Më pas kaloi në vepra, duke e prekur dhe puthur në shpatulla. Dhe një kërkesë për puthje dhe u largua. Vajza raportoi gjithçka te karabinierët dhe e njohu sulmuesin në foto.

Episodi i dytë më 2 qershor në parkun “Diamante” ishte më i rëndë dhe u ndoq nga Policia e Shtetit. Një grua e re telefonoi 113 dhe tha se ajo  u ndoq nga një burrë i cili e shtyu në tokë dhe tentoi të abuzonte më të.

Gruaja arriti të shpëtonte vetëm duke i kafshuar dorën shqiptarit me të cilën i kishte mbyllur gojën që të mos bërtiste.

Siç raportojnë mediat italiane, pretendimi i gruas u provua edhe nga shenjat e kafshimit që ju gjetën në dorë shqiptarit pas arrestimit.

Në bazë të gjithë kësaj, Prokurori Publik i Reggio, pasi bashkoi të dy çështjet së bashku, kërkoi dhe mori një masë sigurie paraburgimi, e cila u ekzekutua nga Karabinierët dhe Policia.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit