Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 9 Nëntor 2026, 11:58 Julian Shehu flet për ndryshimet me Maran: Luajmë më shumë në sulm, objektivi është vendi i parë Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Julian Shehu, ka dalë në konferencën për shtyp nga “Shtëpia e Futbollit”, në prag të dy sfidave të fundit të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Dosja Shullazi
  • Dosja Partizani
  • Bypass i Tiranës
  • Jesús de Miguel
  • BQE dhe normat
  • TikTok
  • Berisha
  • Opozita dhe Rama
Lajmet e fundit
Në trend
  • Dosja Shullazi
  • Dosja Partizani
  • Bypass i Tiranës
  • Jesús de Miguel
  • BQE dhe normat
  • TikTok
  • Berisha
  • Opozita dhe Rama
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Avokati i ditur Ngjela: Shqipëria 92 mijë km katrorë! E ka vendosur Austro-Hungaria, pritet vendimi amerikan!

Aktualitet
E shtunë, 18 Korrik 2020 19:27
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ky koronavirus, po e shkallmon botën rreth e qark, duke ndikuar deri edhe në thellësinë e mendjes së njeriut.

Avokati i ditur Ngjela, zëdhënësi i FBI-së dhe i Departamentit të Shtetit bashkë, duke përfituar nga situata konfuze e stinës së nxehtë, njëkohësisht edhe prej koronavirusit, i ka hyrë edhe njëherë në themel, diskutimit dhe rivendosjes së kufijve të Shqipërisë.

– A e di politika amerikane dhe a e pranon këtë skemë panshqiptare? E di politika amerikane, që kombin shqiptar, të bashkuar, ajo e ka tërësisht në interesin e vet? Dhe, më në fund: Amerikanizmi është frymë e historisë moderne: E di politika amerikane që albanezët janë të gjithë në një frymë? – pyet avokati i ndritur dhe po vetë përgjigjet:

– Sigurisht që e di, sepse ky bashkim arbëror, në Ballkanin Perëndimor, ka qenë edhe skema e perandorisë Austro-Hungareze…

– Tani në perëndim, po del në skenë politika e arsyes Austro-Hungareze, e fillimit të shekullit të XX, ku ajo kërkoi ndërtimin e shtetit shqiptar, me 92 mijë kilometër katrorë, – nënvizon fort avokati ynë i njohur.

PS. Për t’u mbushur dhe ngopur me njohuri edhe më të thella rreth Shqipërisë së madhe, që pritet të rindërtohet, me plot 92 mijë kilometër katrorë, lexoni më poshtë, statusin e avokatit të gjithëditur! Ju që ndodheni në plazh, buzë detit, pasi ta lexoni të plotë, mos harroni të zhytni menjëherë kokën në ujë të kripur!

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

/TPZ.al/ Tej e këtej/

SPARTAK NGJELA – FAQJA ZYRTARE

Duhet të bëhemi të ndërgjegjshëm për një gjë: Shqipëria dhe Kosova duhet të jenë një shtet. Vetëm ky bashkim i nxjerr shqipëtarët dhe i shpëton nga një krizë e gjatë psëqindvjeçare, e cila nuk i ka lejuar të krijojnë një komb të plotë shqiptar.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

l.
Kjo ka qenë dhe kjo po mbetet ende të jetë filozofia shqiptare e kësaj kohe, sepse, pas këtij bashkimi njështetëror, Shqipëri dhe Kosovë, çështja e marrjes së Çamërisë dhe e territoreve të tjera shqiptarë, në një bashkim kombëtar shqiptar, është pastaj vetëm një çështje kohe. Por, për çdo pushtetar dhe politikan shqiptar, ky duhet të jetë qëllim parësor. Janë edhe politikat e mëdha perëndimore që po e kërkojnë këtë bashkim.

Mund t'ju interesojë

Dy aksidente në akset e Fierit: plagosen drejtuesi i motomjetit në Libofshë dhe një pasagjere në Levan

Dy aksidente në akset e Fierit: plagosen drejtuesi i motomjetit në Libofshë dhe një pas...

Para 33 minutash
Ministri Jaupaj: 1 miliard lekë investime për infrastrukturën mjedisore në projektbuxhetin 2027

Ministri Jaupaj: 1 miliard lekë investime për infrastrukturën mjedisore në projektbuxhe...

Para 44 minutash
Dosja e bujshme e krimit të organizuar! SPAK jep pretencën për Emiljano Shullazin dhe Lulzim Berishën

Dosja e bujshme e krimit të organizuar! SPAK jep pretencën për Emiljano Shullazin dhe L...

Para 1 ore

A e di politika amerikane dhe a e pranon këtë skemë panshqiptare? E di politika amerikane që kombin shqiptar të bashkuar, ajo e ka tërësisht në interesin e vet? Dhe, më në fund: amerikanizmi është fryma e historisë moderne: e di politika amerikane që albanezët janë të gjithë me këtë frymë?

Sigurisht që e di, sepse ky Bashkim arbëror në Ballkanin Perëndimor ka qenë edhe skema e Perandorisë Austro-Hungareze, që në fund të Shekullit të Nëntëmbëdhjetë. Për Shqipërinë e fundit të Shekullit të XIX janë përplasur me njëra-tjetrën tre perandoritë e asaj kohe: Austro-Hungaria, Rusia dhe Perandoria Osmane.

Kjo është politika edhe sot, sepse kjo vijon të jetë arsye e pastër historike, madje kjo ka qenë arsyeja që edhe vendet e boshtit Gjermani – Itali e tentuan ta kryenin gjatë luftës së Dytë Botërore, sepse ato si politikë e kishin trashëguar nga politika austrohungareze.

Prandaj kuptohet se, edhe sot, armiqësia e Rusisë me Perëndimin e lartë, SHBA dhe Gjermani, e ka domosdoshmëri riformimim e Shqipërisë Etnike dhe dobësimin real të të dy shteteve që janë pushtues territoresh shqiptare, Greqisë dhe Serbisë. Kjo është arsyeja që shpesh e më shpesh greko-sllavët bërtasin “po formohet Shqipëria e madhe”, për të treguar që po ringjallet politika e boshtit fashist, në një kohë kur, në Perëndim po del në skenë politika arsyes austrohungareze e fillimit të Shekullit të Njëzetë, kur kjo kërkoi ndërtimin e shtetit shqiptar me 92 mijë km2, si kundërpeshë antiruse. Prandaj, duke i qënduar historisë, kjo duhet të jetë realisht edhe politika aktuale amerikane, dhe, po kuptohet që kjo është.

ll.
Historia politike nuk ndryshon dot në dy shekuj, madje as në tre, prandaj shihet që Shqipëria Etnike vazhdon të jetë politikë e Shteteve të Bashkuara në Ballkanin Perëndimor.

Konferenca e Londrës, që e cungoi atë që duhej të ishte Shqipëria e pavarur, i jepte Shtetit të ri Shqiptar një sipërfaqe me rreth 28.000 km2, dhe me 800.000 banorë. Por Shqipëria Etnike që dëshironin patriotët e mëdhenj shqiptarë, me qëllim të lig, ishte ndarë nga Stambolli në katër vilajete që të mos iu jepej kurrë shqiptarëve një autonomi tokësore e plotë: të katër territorët shqiptarë të copëtuar, ishin ndarë në katër qendra administrative: Shkodra, me 10.800 km2; Janina, me 17.000 km2; Kosova, me 32.900 km2; dhe, Manastiri, me 28.500 km2. Por këtyre të katërtave iu shtohej edhe një pjesë e vilajetit të Selanikut, me rreth 3.000 km2.
Të gjithë këta territore së bashku, që janë gjithsej 92.200 km2, duhej të ishin përbërësit e Shqipërisë Etnike me një popullsi prej rreth tre milionë banorë atëherë, dhe me një popullsi prej rreth 8 milionë banorësh shqiptarë sot.

Por kjo nuk duhet të mos të të kujtojë se janë dhe rreth katër milionë arvanitas-shqiptarë dhe shqiptarë ortodoksë çamë, që jetojnë sot në Greqi. Këta sigurisht që do të jenë pjesa e dytë e procesit të rigjallërimit me formim tërësor të botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

lll.
Përçarja është ende e veçanta e fenomenit shqiptar në Ballkanin Perëndimor, dhe kjo vjen nga kundërshtarët shekullorë të shqiptarëve, të cilët kanë dashur t’i zhdukin shqiptarët tërësish si etni: këta janë – Rusia, Greqia, Serbia. Fakti që kanë dashur t’i zhdukin kur shqiptarët kanë qenë të vetëm, tregon që u kanë frikën.

Nëse ka në historinë njerëzore sot një popull që ka mbijetesë historike me vlera të mëdha, ky është populli shqiptar. Kur të shkruhet e plotë historia e Shqipërisë, vetë shkenca e historisë dhe mendimi historik njerëzor do të kuptojë se cilët janë shqiptarët dhe cila është historia e vërtetë e Evropës.

Në fakt, pikërisht në këtë çështje ka konsistuar frika që ka krijuar një kryqëzatë disashekullore me hordhi greke dhe sllave kundër shqiptarëve.
Të jetë e vërtetë vallë? Vetëm ata që nuk e njohin historinë e ngrenë këtë pyetje. Atëherë, ku ka qenë e spikatur kjo frikë dhe pse?
Frika e armiqëve shekullorë të shqiptarëve ka ardhur si pasojë e historisë që kanë krijuar figurat e mëdha historike arbërore dhe shqiptare: Piroja i Epirit, Justiniani i Parë (themeluesi i jurisprudencës evropiane), Gjergj Kastrioti, Ali Pashë Tepelena, dhjetëra udhëheqës ushtarakë të Perandorisë Bizantine dhe Perandorisë Osmane, Papa Klementi i Xl Albani – i gjithë fisi i famshëm shqiptar i Albanëve, të deklaruar shqiptarë; fis ky që ka dhënë mbi gjashtë kardinalë të famshëm Albanë, bashkë me papën më të madh të katolicizmit: Klementin e XI Albani; të gjithë me origjinë nga Kelmendi i Malsisë së Madhe.

Të gjithë këta, që, në fakt, janë vetëm një numur i vogël i figurave të mëdha shqiptare me vlerë të ndritur historike, përbëjnë historinë reale të Shqipërisë. Por kjo histori e madhe, ka qenë prova e forcës së shqiptarëve në histori, dhe, si e tillë, ka krijuar nga armiqtë skemën e tyre për zhdukjen e autoktonisë shqiptare në Ballkanin Perëndimor. Për këtë, sigurisht që i ka ndihmuar shumë edhe qenia e pushtimit osman në të gjithë botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

Por, nuk ia arritën dot, prandaj sot serbë, rusë dhe grekë, janë nën shqetësim maksimal dhe të trembur nga dalja në skenë e historisë së vërtetë të Shqipërisë dhe shqiptarëve, histori kjo që është së tepërmi edhe një interes i politikës amerikane.
Kjo kohë do të vinte, dhe tani që nga lufta për Kosovën, ka 22 vjet që është në moton e kohës sonë historike. Gjithçka do të shkojë te bashkimi i kombit të plotë shqiptar./tpz/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Julian Shehu flet për ndryshimet me Maran: Luajmë më shumë në sulm, objektivi është vendi i parë
Para 7 minutash

Julian Shehu flet për ndryshimet me Maran: Luajmë më shumë në sulm, objektivi është vendi i parë

Arrestohet vëllai i Viktor Orbanit në Hungari
Para 14 minutash

Arrestohet vëllai i Viktor Orbanit në Hungari

Ministri Demo: Maska nuk të fsheh nga ligji!
Para 16 minutash

Ministri Demo: Maska nuk të fsheh nga ligji!

Maran bën një gjest të veçantë, hap dyert e stërvitjes së Kombëtares për tifozët kuqezi
Para 22 minutash

Maran bën një gjest të veçantë, hap dyert e stërvitjes së Kombëtares për tifozët kuqezi

Më të lexuarat

1 Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!
Para 15 orësh

Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!

2 Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem
8 Nëntor 2026, 10:26

Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

3 Horoskopi për ditën e sotme, 9 nëntor 2026
Para 2 orësh

Horoskopi për ditën e sotme, 9 nëntor 2026

4 Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel
Para 22 orësh

Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.