103-vjeçarja shërohet nga koronavirusi

Një grua 103-vjeçare në Kinë është shëruar nga koronavirusi pas trajtimit 6-ditor në një spital të Wuhanit. Gjyshja Zhang Guangfen u nxor nga spitali pasditen e djeshme dhe konsiderohet si pacienti më i vjetër që është shëruar nga virusi i ri. Rekordin e mëparshëm e mbante një 101-vjeçar. Doktori Zeng Yulan i tha mediave lokale se zonja Zhang u shërua në më pak se një javë pasi nuk kishte ”probleme të tjera shëndetësore”. Gjyshja u diagnostikua me koronavirus në 1 mars. Ajo ishte në gjendje kritike dhe mezi komunikonte me doktorët kur u shtrua në spital.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?