18-vjeçari serb vrau 8 nxënës dhe rojen, flet 21-vjeçari që vrau po 8 veta: Ishte i nënçmuar si unë
Serbia është në ditët më të vështira, me dy masakra me 17 viktima dhe autorë janë një i mitur dhe një adoleshent.
Uros Blaziç, 21-vjeçari i cili vrau 8 persona dhe plagosi 14 të tjerë gjatë natës mes 4 dhe 5 majit në dy fshatra në Serbi, ka folur për herë të parë për masakrën që kreu pak ditë më parë si dhe arsyet që e çuan drejt aktit makabër. Autori 21-vjeçar tha se e kupton vrasësin 13- vjeçar nga shkolla fillore “Vladislav Ribnikar”, i cili vetëm një ditë para tij vrau 8 bashkëmoshatarë dhe një roje të shkollës, por se nuk ishte frymëzuar nga krimi i tij të cilin e kishte ndjekur në lajme.
“Nuk jam frymëzuar nga krimi që ka ndodhur një ditë më parë në Beograd, as nuk ka qenë motivi im për të qëlluar njerëzit në Mlladenoc. E ndoqa atë që ndodhi një ditë më parë në Beograd, ajo që bëri ai djali ishte e keqe, por mund ta kuptoj sepse ishte i nënçmuar si unë”, ishte deklarata tronditëse pas arrestimit të të dyshuarit për masakrën në dy fshatra.
Ai e ka pranuar krimin dhe e ka përshkruar në detaje sulmin e tij të përgjakshëm dhe më pas i është caktuar masa e paraburgimit deri në 30 ditë. “Kam qëlluar me automatik! Unë nuk i njihja ata njerëz, qëllova sepse doja të trembja vendasit”, tha ai.
KOHA JONË SONDAZH

