2 euro shtesë turistit pasi kërkoi një gjysëm sanduiçi! Pronarja: Na u desh kohë

Çuditë me çmimet në këtë sezon turistik nuk kanë të sosur. Një turist është shokuar nga fatura. Ai vizitoi Italinë dhe u tërbua kur pa se i kishin përfshirë në faturë plot 2 euro për t’i prerë sanduiçin përgjysmë.

Burri kishte porositur një sanduiç vegjetarian me patate të skuqura në Bar Pace në Gera Lario, në skajin verior të liqenit. Ai nuk u ankua te menaxheri i restorantit, por shpejtoi të postonte një koment negativ në TripAdvisor.

“E pabesueshme, por e vërtetë”, shkruan burri një foto të faturës në TripAdvisor. Mirëpo, përgjigja nga pronarja e restorantit nuk ka munguar. “Kërkesat shtesë kanë një kosto”, tha pronarja Cristina Biacchi për gazetën italiane La Repubblica.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Duhej të përdornim dy pjata në vend të njërës dhe koha për t’i larë dyfishohej. Nuk ishte thjesht një sanduiç i thekur, kishte patate të skuqura brenda. Na u desh pak kohë për ta prerë përgjysmë”, tregoi më tej.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?