20 diplomatë amerikanë preken nga sëmundja misterioze e trurit: Sulm me valë zanore!

Qeveria amerikane po heton një seri incidentesh shëndetësore në kryeqytetin austriak Vjenë, që përfshin diplomatët e saj dhe stafin tjetër të administratës. Më shumë se 20 zyrtarë kanë raportuar simptoma të ngjashme me Sindromën Havana, një sëmundje misterioze e trurit, që kur Presidenti Joe Biden mori detyrën në janar.

Sindroma është e pashpjegueshme, por shkencëtarët amerikanë thonë se ka shumë të ngjarë të shkaktohet nga një sulm me valë zanore. Në lidhje me këtë ngjarje, ka reaguar edhe Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, i cili ka kërkuar një hetim të thellë të këtij incidenti.

Burimi: BBC/ D.M

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?