20-vjeçari i quajtur ”vampir”, akuzohet se ka vrarë 10 fëmijë. Trupat i hidhte në kanal
Një 20-vjeçar i quajtur “vampir”, dyshohet se ka vrarë të paktën dhjetë fëmijë në pesë vitet e fundit. Masten Milimo Ouantzala nga Kenia, është arrestuar ditën e djeshme për vrasjen e dy fëmijëve, kufomat e të cilëve u gjetën në një zonë të pyllëzuar të Nairobi.
Sipas policisë, viktima e parë ishte një vajzë 12-vjeçare që e rrëmbeu atë pesë vjet më parë nga zona Matsakos, në lindje të Nairobi.
Pas vrasjeve, trupat e viktimave ai i groposte në shkurre ose i hodhi në kanalizimet e qytetit. Shumë raste të rrëmbimit të fëmijëve janë raportuar kohët e fundit, shpesh gjatë rrugës për në shkollë.
KOHA JONË SONDAZH

