20-vjeçarja austriake përdhunohet nga katër të rinj në Greqi
Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi. Mediat e huaja shkruajnë se një turiste austriake, është përdhunuar në grup nga një grup vendasish.
Mësohet se 20-vjeçarja është përdhunuar nga katër djem të moshës, 30, 28, 26 dhe 27 vjeç. Ajo kishte shkuar vullnetarisht në shtëpinë e një 27-vjeçari, pa e ditur se aty ishin dhe miqtë të tij.
Austriakja pretendon se katër grekët e kanë përdhunuar në grup. Por të rinjtë e arrestuar e kanë mohuar një gjë të tillë, duke u shprehur se gjithçka ka ndodhur me vullnetin e saj të lirë.
KOHA JONË SONDAZH

