21-vjeçari që vrau 8 persona, gazetarja serbe tregon shkakun e masakrës

Monstra 21-vjeç që vrau 8 persona dhe plagosi 13 të tjerë në Serbi, është arrestuar dhe ka shkaktuar një tjetër tronditje, pas ngjarjes me 14-vjeçarin që vrau 9 persona në shkollë.

Autori Uroš B, qëlloi me armë automatik tek një automjet në lëvizje pranë një fshati 60 km në jug të Beogradit. Mes viktimave, autori vrau një polic dhe motrën e tij.

Gazetarja serbe Katarina Radojiçiç, tha për ”Euronews Albania” se 21-vjeçari tashmë i arrestuar, i kishte nisur të shtënat masive pas një konflikti që kishte pasur në shtëpi me familjarët e tij. Autori është djali i një ushtaraku dhe konsiderohet si person problematik.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?