“3 mijë euro nëse ikni”, propozimi i shtetit për azilkërkuesit
Ministri i Drejtësisë i Islandës, Jon Gunnarsson, ka prezantuar në ofertë për azilkërkuesit që zgjedhin të largohen nga ishulli. Deri në 3000 euro për të rritur dhe 1500 për të mitur.
Shuma do të jepet si një subvencion riintegrimi për largimin nga vendi i Europës Veriore deri në afatin e fundit për kthim vullnetar. Dispozita u drejtohet aplikantëve, kërkesa e të cilëve për mbrojtje ndërkombëtare është refuzuar.
Dhënia e deri në 3000 euro për emigrant për t’i bindur të riatdhesohen vullnetarisht bën të mundur kursimin e dëbimeve të kushtueshme nga vendi të shoqëruar nga policia. Një masë e tillë e detyruar, argumenton ministria, do t’i kursente qeverisë shuma të mëdha parash.
KOHA JONË SONDAZH

