3 raketa shpërthejnë, besimtarët myslimanë nuk e ndalin faljen në Afganistan (VIDEO)

Mëngjesi i faljes së namazit në Afganistan për festën e Kurban Bajramit këtë herë ka qenë ndryshe. Pamjet e publikuara nga mediat ndërkombëtare tregojnë figurat kryesore politike afgane, përfshirë Presidentin Ashraf Ghani duke u lutur dhe reaguar ndaj shpërthimeve të raketave të cilat dëgjohen gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë nga media shtetërore në Kabul.

Të paktën tri raketa ranë në qendër të Kabulit, pak para se presidenti afgan, Ashraf Ghani, të mbante një fjalim për faljen e festës së Kurban Bajramit. Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme të Afganistanit, Mirëais Stanikzai, tha se raketat ranë derisa besimtarët faleshin jashtë Zonës së Gjelbër, ku ndodhet Pallati Presidencial.

Një makinë e parkuar pranë zonës është shkatërruar plotësisht, ndërsa policia tha se ajo ishte përdorur si objektiv për lëshimin e raketave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zyrtarët bënë të ditur se nga bombardimi nuk ka të plagosur ndërkohë që përgjegjësinë për sulmin ende nuk e ka marrë asnjë grup. Disa minuta pas, Ghani mbajti fjalimin, duke thënë se talebanët nuk kanë “asnjë qëllim dhe vullnet për paqe”.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?