31 vite në koma, humb jetën gruaja. Burri: Më në fund shkoi në parajsë

Miriam Visintin, një grua 57-vjeçare nga Treviso (Itali), vdiq pasi kaloi 31 vite në koma. Historia e saj tragjike filloi në prag të Krishtlindjeve të vitit 1991, kur humbi ndjenjat pasi pësoi një aksident rrugor. Që nga ajo ditë, Miriami nuk është zgjuar më.

Miriami humbi ndjenjat rrugës për në punë, u përplas me një shtyllë dhe mori një goditje në kokë që i shkaktoi dëmtime të rënda, që e futën në koma. Bashkëshorti i saj, Angelo Farina, i ka qëndruar pranë gjatë gjithë këtyre viteve.

“Jam i lumtur për të, më në fund ajo është ngjitur në parajsë. Mendoj se ka vuajtur shumë gjatë këtyre viteve. Kishim vetëm një vit e gjysmë të martuar kur ndodhi tragjedia. Ishim të rinj dhe kishim shumë plane, i pëlqenim shumë fëmijët. Fati ishte mizor me të, tepër mizor. Nuk e meritonte. Vazhdoj ta them dhe do ta them edhe në të ardhmen”, tha Farina.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gruaja ndërroi jetë për shkaqe natyrale në spitalin San Bassiano, ku ishte shtruar dy muaj më parë dhe gjatë kësaj kohe pati dy arreste kardiake.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?