4 herë i martuar dhe 23 fëmijë/ El Chapo: Varësia ime e vetme janë femrat

Joaquín ”El Chapo” Guzmán, në një intervistë që ka dhënë për kriminologen e njohur Mónica Ramírez Cano, ka pranuar se varësia e tij e vetme, nga e cila kishte vuajtur ndonjëherë, kanë qenë gratë dhe se ai është babai i 23 fëmijëve. Cano së fundmi ka ndarë për publikun një pjesë të shkurtër nga intervista e cila sipas mediave të huaja është regjistruar ne vitin 2016.

Sipas asaj që ai ka dhënë në intervistë 63-vjeçari është martuar 4 herë. Ai u martua për herë të parë në 1977 me Alejandrina María Salazar Hernández, me të cilën kishte katër fëmijë. Ai më pas u martua me nëpunësen e bankës, Estela Peña, por nuk kishte asnjë fëmijë me të. Martesa e tretë e El Chapo ishte mes të viteve 1980 kur ai u lidh me Griselda López Pérez, nëna e Édgar, Joaquín Jr, Ovidio dhe Griselda Guadalupe.

El Chapo, i cili aktualisht është i dënuar me burgim të përjetshëm dhe po vuan dënimin në një burg të sigurisë së lartë në Colorado, thuhet se fitoi mbi 12,6 miliardë dollarë si drejtues i kartelit të drogës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?