5 persona të vdekur nga tërmeti 6.1 ballë në Filipine
Një tërmet 6.1 ballë tronditi Filipinet, duke shkaktuar 5 viktima dhe dhjetëra të plagosur.
Tërmeti ra 60 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit Manila me epiqendër në në provincën e Zambales.
Mes 5 viktimave është dhe një fëmijë 5 vjeçar i cili shoqërohej nga gjyshërit që po ashtu mbetën të vdekur pas shembjes së një ndërtese në qytetin Loumpao.

Pas tërmetit është ndërprerë energjia elektrike, çka e bën më të vështirë punën e grupeve të shpëtimit, ndërsa deri tani janë regjistruar edhe 52 goditje të tjera.
Po ashtu tërmeti shkaktoi probleme dhe në aeroportin Clark në provincën e Zambales, duke sjellë dhe anulimin e fluturimeve.



KOHA JONË SONDAZH

