56.4 % e malazezëve votuan në zgjedhjet parlamentare, nis numërimi i votave

56.4 për qind e malazezëve votuan këtë të diel në zgjedhjet parlamentare, sipas shifrave paraprake. Procesi i votimit që nisi në orën 07:00, përfundoi në orën 20:00 në të gjithë vendin.

Ndërkohë, ka filluar numërimi i votave filloi për 1.038 qendra votimi. Shifrat e para pritet të publikohen në orën 21:00. Komisioni Zgjedhor i Malit të Zi do të publikojë rezultatet zyrtare të martën.

Zgjedhjet parlamentare që u mbajt këtë të diel ishin të tretat brenda 9 muajve dhe të dymbëdhjetat që nga vendosja e pluralizmit politik në vend, të cilat pritet të përcaktojnë nëse anëtari i NATO-s do të tejkalojë ndasitë e thella si dhe paqëndrueshmërinë politike për të vazhduar rrugëtimin drejt familjes europiane.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?