6 tonë hashash çokollatë në anijen “Noka”

Organet greke në Kretë kanë zbuluar të paktën 6 tonë hashash çokollatë në 8 konteinerë që transportonte anija “Noka”, që vinte nga Siria. Anija e dyshimtë ishte nën vëzhgim prej një jave në ujërat e brigjeve të ishullit grek, pas një informacioni të autoriteteve franceze.

Sapo ka mbërritur në portin “Sitia” të Iraklios, ajo i është nënshtruar kontrollit të autoriteteve portuale, të cilat deri të shtunën e kaluar nuk gjetën gjë, por pas një kontrolli më të hollësishëm kanë zbuluar në dyshemenë e dyfishtë të konteinerëve këtë sasi rekord droge.

“Noka” ishte nisur nga Latakia e Sirisë, me destinacion portin e Bengazit në Libi. Sipas burimeve policore, për shkak se kontrolli vazhdon ende në konteinerët e tjerë, vlerësohet se sasia e hashashit çokollatë mund të shkojë në 11 tonë, që është edhe sasia më e madhe e kapur ndonjëherë në Greqi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, avokati që ka marrë përsipër mbrojtjen e 11 marinarëve sirianë të kësaj anijeje, ka deklaruar se ekuipazhi dhe kapiteni nuk ishte në dijeni të ngarkesës në fjalë. Anija është lëshuar me qira nga kompania e saj te një kompani tjetër, e cila është përgjegjëse për sasinë e drogës së gjetur në konteinerë. Kjo është anija e tretë brenda muajve të fundit, që vjen nga Siria dhe kapet në Kretë me sasi të mëdha droge.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?